Pushuesit e huaj që udhëtojnë drejt destinacioneve shqiptare e kanë renditur turizimin në një prej zërave më fitimprurës të Shqipërisë. Pas goditjes pandemike duket se turizmi po i rikthehet një trendi pozitiv. Nëse flasim më gjuhën e shifrave, të huajt shpenzuan 1.9 miliardë euro, gjatë vitit 2021, një shifër kjo afërsisht dy herë më e lartë krahasuar me vitin e pandemisë, ku për shkak të kufizimit të lëvizjeve të shtetasve të huaj, turizmi pësoi goditjen më të madhe në ekonominë shqiptare.