Maqedonia e Veriut ka vendosur të dërgojë ndihma ushtarake dhe humanitare në Ukrainë duke i kërkuar Bashkimit Europian të mbrojë rajonin. Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani thotë se ndërkohë që kërcënimet e Rusisë po rriten edhe ndaj shteteve tjera, është koha që Bashkimi Evropian të vendosë urgjentisht për për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Kjo, sipas Osmanit, “do të jetë një barrë më pak për BE-në.