Mes investimit dhe presionit intensiv ndërkombëtar për të arritur një zgjidhje të shpejtë dhe të qëndrueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë brenda 2023, Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe mbetet ndër pikat më të vështira për t’u zgjidhur. Ngërçi kushtetues rreth formatit të tij, kundërshtitë e ashpra ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, dallimet mes partnerëve ndërkombëtarë, si edhe rreziqet e mundshme rreth aspekteve ligjore të kësaj bashkësie, e bëjnë Asociacionin jo vetëm temën vendimtare, por edhe më të vështirë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.