Ka dështuar edhe seanca e 51-të për konstituimin e Kosovës, ku ndryshe nga herët e tjera komisioni për votim të fshehtë nuk u hodh në votim. Seanca është shënuar edhe me përplasje dhe debate. Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari ndërpreu seancën, me arsyetimin se nuk ka kushte për mbajtjen e saj. Kjo erdhi pasi deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu I shkoi pranë foltores së tij për ti larguar mikrofonin Deharit.