Kryeministri Edi Rama priti në zyrën e tij ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian, mes të cilëve edhe diplomatin Silvio Gonzato. Ky takim vjen pas publikimit të progresraportit të vitit 2025 për Shqipërinë, ku evidentoheshin arritjet dhe sfidat në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Në një postim në rrjetet sociale Rama thotë se ky takim ishte rutinor vjetor, për të folur mbi rrugëtimin e Shqipërisë në unionin europian, pasi ambasadori Silvio Gonzato dorëzoi zyrtarisht progresraportin në krerët e institucioneve kryesore shqiptare. Kryeministri Edi Rama priti në zyrën e tij ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian, mes të cilëve edhe diplomatin Silvio Gonzato. Ky takim vjen pas publikimit të progresraportit të vitit 2025 për Shqipërinë, ku evidentoheshin arritjet dhe sfidat në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Në një postim në rrjetet sociale Rama thotë se ky takim ishte rutinor vjetor, për të folur mbi rrugëtimin e Shqipërisë në unionin europian, pasi ambasadori Silvio Gonzato dorëzoi zyrtarisht progresraportin në krerët e institucioneve kryesore shqiptare.