Zyrtarët e lartë rusë, duke përfshirë ministrin rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu dhe njeriun e fortë të Kremlinit, Vladimir Putin, thuhet se fshihen në "bunkerë" të fshehtë bërthamorë në Siberi dhe malet Ural. Presidenti rus thuhet se është strehuar në qytetin siberian të Surgut, ndërsa ministri i Mbrojtjes në rajonin Ufa në malet Ural. Kërcënimi i Moskës ndaj Perëndimit për përdorimin e armëve bërthamore nuk është hequr zyrtarisht nga axhenda e Putinit.