Top News – Të gjithë kundër Putinit! / Zelenski në ‘Davos’: Bota të ndëshkojë Rusinë
24/05/2022 11:55

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u tha liderëve të biznesit botërorë në Forumin e Davosit, se bota duhet të shtojë sanksionet kundër Rusisë, për të penguar shtetet tjera nga përdorimi i “forcës brutale” për të arritur qëllimet e tyre. Bashkimi Evropian pritet të bjerë dakord për një embargo në importet e naftës ruse “brenda ditësh”, ka thënë Gjermania, teksa Moska ka thënë se lidhjet ekonomike me Kinën do të rriten. Aktualisht Rusia është izoluar nga Perëndimi për shkak të nisjes së luftës në Ukrainë. Një pjesë e 27 vendeve anëtare të bllokut evropian janë tejet të varura nga energjia ruse, duke nxitur kritika nga Kievi se blloku nuk ka vepruar mjaftueshëm shpejt për të ndalur furnizimet. Hungaria është duke kërkuar investime në energji para se të pajtohet për embargo, duke u përplasur kështu me shtetet e BE-së që kërkojnë miratim të shpejtë të embargos. BE-ja u ka ofruar 2 miliardë euro shteteve qendrore dhe atyre lindore që nuk kanë furnizimet tjera përveç atyre nga Rusia. “Do të arrijmë marrëveshje brenda ditësh”, ka thënë ministri gjerman i Ekonomisë Robert Habeck, për ZDF. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka thënë se Kremlini do të fokusohet në krijim të lidhjeve me Kinën, pasi janë shkëputur marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën. “Nëse Perëndimi dëshiron të ofrojë diçka për rikrijim të lidhjeve, atëherë ne do ta mendojmë seriozisht nëse na duhet diçka e tillë apo jo”, ka thënë ai në një fjalim sipas ministrisë ruse. “Tani që Perëndimi ka marrë ‘pozicion diktatorial’, lidhjet tona ekonomike me Kinën do të rriten edhe më shumë”.

Top Channel/ Trump: Sulmojmë centralet e Iranit, nëse s’ka marrëveshje
30/03 23:01
Top News- Gjermania largon emigrantët, Merz: Do të kthehen në shtëpi brenda 3 viteve
30/03 23:00
Top Channel/ Tensionet për Ngushticën e Hormuzit, Rubio paralajmëron Iranin: Nuk do e kontrolloni
30/03 23:00
Top News- Bombardues në ajër dhe 17,000 trupa, SHBA gati për sulm/ Kush janë objektivat
30/03 22:50
Top News- Zelensky “plas bombën”: Aleatët po na kërkojnë të zvogëlojmë sulmet ndaj Rusisë
30/03 22:49
Top Channel/ Sulm amerikano-izraelit në një jetimore pranë Teheranit, dy të vrarë e pesë të plagosur
30/03 21:47
Top Channel/ Irani, tjetër raketë ndaj Turqisë, kërcënon Ankaraja: Do përgjigjemi pa hezitim
30/03 20:04
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Do ju hedhim në erë, nëse bllokoni marrëveshjen!
30/03 15:21
Top News – Bllokada ekonomike nga SHBA. Rusia në krah të Kubës, i dërgon 100 mijë tonë naftë
30/03 14:25
Top Channel/ Vritet kreu i marinës iranian, Izraeli godet bllokuesin e Ngushticës së Hormuzit
30/03 14:15
Top Channel/ Dronët në treg, lufta me Iranin hap tregun për teknologjinë ushtarake të Ukrainës
30/03 14:13
Top Channel/ Spanja mbyll hapësirën ajrore, ndalohet kalimi i avionëve amerikanë që nisen për luftë
30/03 14:13
Top News – Irani nuk pranon kërkesat e Trump. Teherani rrëzon planin e paqes-Vazhdojmë me luftën!
30/03 13:32
Top Channel/ AI jep këshilla të gabuara, studimi: Chatbot-et përkëdhelin përdoruesit dhe…
30/03 12:17
Top News – Irani prezanton planin. Haraç për Hormuzin, asnjë anije nuk do kalojë pa paguar
30/03 12:09
Top News – Spanja mbyll qiellin. Madridi distancohet nga ofensiva SHBA-Izrael
30/03 12:02
Top Channel/ Miratohet buxheti i luftës, Izraeli rrit ndjeshëm shpenzimet, shmang zgjedhjet
30/03 11:51
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin, SHBA shqyrton marrjen e ishullit Kharg, nafta…
30/03 11:51
Top Channel/ SHBA presion Tajvanit, senatorët kërkojnë rritje të buxhetit ushtarak
30/03 11:50
Top News – Teherani pranon vrasjen e Tangsirit. Zotohet për hakmarrje – Do shkatërrojmë armikun
30/03 11:50