Presidenti Donald Trump firmos një urdhër ekzekutiv që do ta bëjë anglishten gjuhën zyrtare të SHBA-së. Përmes këtij akti, anulohet një rregullore e ish-presidentit Bill Clinton e vitit 2000, e cila u kërkonte agjencive federale dhe marrësve të fondeve federale të ofronin ndihmë gjuhësore për jo-anglishtfolësit.