Kryeministri Edi Rama vizitoi këtë të premte familje e një efektivi policie, që kishte përfituar nga kredia për shtëpi me 0% interes. Sipas kryeministrit, mbështetja ndaj këtyre kategorive që janë në shërbim të qytetarëve do të vijojë, teksa dha edhe lajmins se po shqyrtohet mundësia që mosha e efektivëve që mund të përfitojnë nga kjo mundësi të rritet deri në 45 vjeç.