Paris Hilton është bërë nënë për herë të pare në moshën 41-vjeçare. Ajo dhe burri i saj, Carter Reum, një biznesmen amerikan, kanë një djalë të shëndetshëm. Lajmin e lumtur Hilton e ka ndarë me ndjekësit përmes një imazhi në Instagram, ku shihet duke mbajtur dorën e foshnjës së porsalindur. Emrin e ka mbajtur për vete për momentin. Fëmija ka lindur nga një nënë surrogate.