Me ardhjen e pranverës, vjen një nga rituralet karakteristike vjetore: ndryshimi i orës. Akrepat e orës do të lëvizin 60 minuta përpara në orët e para të 31 marsit, që këtë vit përkon me pashkët katolike. Ndryshimi i orës bëhet në orën 2 të mëngjesit të kësaj të diele, kur hyn në fuqi ora verore. Ky ndryshim, synon të optimizojë përdorimin e dritës së diellit dhe të kontribuojë në kursimin e energjisë, prandaj është pjesë e një praktike të adoptuar nga shumë vende të botës.