Duke filluar nga data 3 prill, e diela e parë e çdo muaji do të jetë një ditë pa makina në qytetet kryesore të çdo qarku, në kushtet e krizës energjitike dhe karburantit pas luftës në Ukrainë. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro këtë të enjtem bëri publik planin kombëtar të të dielave pa makina. Një nismë e cila vjen menjëherë pas një sërë masash për përballimin e krizës energjitike dhe të karburanteve, duke filluar nga bordi i administrimit të karburanteve, bordi i transparencës së çmimeve të produkteve bazë e deri tek paketa rezistencës sociale.