Rimethelimi akuzon qeverinë se marrja e të dhënave nga sistemi Tims është një krim shtetëror që rrezikon sigurinë e vendit, të rajonit dhe të Europës. Sekretari i Përgjithshëm i ‘Rithemelimit’, Flamur Noka, në një deklaratë për mediat është shprehur se kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla qëndrojnë prapa asaj, që ai e quan grabitja e fondit të të dhënave të sistemit TIMS.