Pas të dhënave që janë siguruar nga Interpoli ndërkombëtar, por edhe zyra në Tiranë, policia e Vlorës në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim mundësoi arrestimin e një 37 vjecari. Ai ra në pranga pasi u mor informacion në rrugë operative nga të gjitha strukturat policore, mes të cilave edhe Interforza. Bëhet fjalë për 37 vjeçarin me dy mbiemra. Ergust Bubeqi, i njohur edhe me mbiemri Dumitru u arerstua. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Apelit Aquila, Itali, në vitin 2018, e ka dënuar këtë shtetas me 9 vjet e 10 muaj burg, për kryerjen e veprave penale “Shfrytëzim prostitucioni”, “Trafik narkotikësh” dhe “Vjedhja me dhunë”, parashikuar nga Kodi Penal italian.