Meta, kompania mëmë e Facebook, është gjobitur me një rekord prej 1.2 miliardë eurosh nga rregullatori irlandez i të dhënave për shkeljen e rregullave të BE-së për mbrojtjen e të dhënave. Meta, e cila planifikon ta apelojë u gjobit për "vijimin e transferimit të të dhënave personale" të përdoruesve europianë drejt SHBA, në shkelje të rregullave strikte të BE-së për Mbrojtjen e të Dhënave.