Shitjet e pasurive të paluajtshme janë rritur krahasuar me dy gjashtëmujorët e mëparshëm. Treguesit e tregut të pasurive të paluajtshme japin sinjale të ndryshme në lidhje me ecurinë e kërkesës, ofertës dhe të çmimeve te banesave. Sipas të dhënave të mbledhura nga vrojtimi i posaçëm i Bankës së Shqipërisë, Indeksi i çmimit të banesave në rang vendi ra me 9% në terma gjashtëmujorë, por mbetet rreth 17% më i lartë në krahasim me nivelin mesatar të një viti më parë.