Ka shkuar në shtatë numri i policëve serbë që kanë dhënë dorëheqje nga Policia e Kosovës, pasi u rekrutuan në radhët e saj kohët e fundit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila i ka bërë edhe një apel bashkësisë ndërkombëtare që bashkë me dënimin e akteve të presionit dhe shantazhit të Serbisë, mbi këta policë, të dënojë edhe autorët që gjenden në Beograd.