Kjo ka qenë situata nga e cila është bazuar Kuvendi i Shqipërisë për të përjashtuar për 10 ditë dy deputetët demokratë Edi Paloka dhe Bujar Leskajn. Ndërkohë që do të kryhej votimi i buxhetit të vitit 2023, dhe seanca u ndërpre për t’i lënë kohë teknikës të përgatitej, dy deputetë të Partisë Demokratike , Edi Paloka dhe Bujar Leskaj janë konfliktuar me kryeministrin ne vendit Edi Rama.