Presidenti rus, Vladimir Putin, prej kohësh e drejton Rusinë thuajse i patrazuar. Vecanërisht sot, shumë prej zërave kritikë, që dikur kanë folur kundër tij, janë detyruar të jetojnë në mërgim, të tjerë janë burgosur e me raste edhe janë vrarë. Deri në kohën kur nisi lufta e Rusisë në Ukrainë, thotë Radio Evropa e Lirë, më shumë se dy dekada shtypje disidentësh, kanë zhdukur opozitën në Rusi.