Autoritetet bullgare njoftuan se kanë gjetur 18 migrantë të vdekur në një kamionë të braktisur, teksa ky shtet po përballet me rritjen e numrit të kalimeve ilegale të kufirit. Kjo makinë po “transportonte ilegalisht rreth 40 migrantë që ishin fshehur nën disa ngarkesa me dru”, tha Ministria e Brendshme bullgare. “Tetëmbëdhjetë prej tyre kanë vdekur”. Ky është një prej incidenteve më vdekjeprurëse në Bullgari sa i përket trafikimit me migrantë. Pasi banorët lokalë njoftuan policinë, ata gjetën kamionin në fshatin Lokrosko, 20 kilometra në verilindje të kryeqytetit bullgar, Sofje.