Kryediplomatja britanike u bëri thirrje të mërkurën aleatëve perëndimorë që të dërgojnë tanke, avionë ushtarakë dhe armë të tjera të rënda në Ukrainë, duke thënë se frika e përshkallëzimit të luftës ishte e gabuar dhe se "mosveprimi do të ishte provokimi më i madh".Sekretarja e Jashtme, Liz Truss, tha se "është koha për guxim, jo për kujdes” midis kombeve që ndihmojnë Ukrainën të luftojë kundër agresionit rus. “Armë të rënda, tanke, avionë, të gërmojmë thellë në inventarët tanë, të rrisim r prodhimin. Ne duhet t'i bëjmë të gjitha këto", tha sekretarja Truss gjatë një fjalimi vjetor për politikën e jashtme.