Vrasja e britanikes 20 vjeçare, Caroline Crouch, ka hapur pista të shumta hetimi, por asnjëra nuk ka evidentuar një autor të mundshëm të ngjarjes, kjo pasi dilemat që e rrethojnë këtë ngjarje janë të shumta. Megjithatë gjetjet më të fundit të Laboratorit të Mjekëssë ligjore të policisë duket se po hedhin dritë mbi të vërtetën e ngjarjes. Nga kërkimet e specializuara kërkimore në vendin e ngjarjes, janë zbuluar gjurmë të një personi të huaj.