Në shtëpinë e Big Brother Vip është dërguar nga produksioni një zarf i bardhë i cili ka përfshirë të gjithë banorët në lojën “E kam bërë, nuk e kam bërë”. Pjesë e kësaj loje kanë qenë edhe të “burgosurit” e shtëpisë. Edhe pse nuk morën pjesë në sallon ku të gjithë po luanin ata ishin në “qelinë” e tyre. Të gjithë janë rrëfyer detaje personale rreth jetës së tyre.