Ligji i ri për tatimin mbi të ardhurat ka sjellë paqartësi në zbatim dhe një barrë fiskale të rënduar për profesionistët e lirë. Sipas këtij ligji, bizneset e klasifikuara si profesione të lira duhet të paguajnë tatim fitimi në masën 15 për qind, në rastet kur xhiroja vjetore është më e vogël se 14 milionë lekë ose 23 për qind për fashën mbi këtë xhiro. Por, llogaritjet që ju kanë mbërritur bizneseve të profesioneve të lira arrijnë më shumë se kaq, pasi vlerësimi gjenerohet automatikisht nga sistemi.