ka përfunduar faza e parë e aksionit të nisur nga Tatimet për të hequr nga tregu të gjitha produktet bujqësore e blegtorale pa faturë. në total gjatë kontrolleve të ushtruara në terren gjatë këtyre 20 ditëve që synojnë formalizimin e tregut u bllokuan 103 tonë mallra në 283 subjekte të inspektuara. pas kësaj faze, një tjetër fazë e dytë monitorimi do të nisë nga adminsitrata tatimore që synon verifikimin në vazhdimësi shoqërimin e produkteve me faturë tatimore. Qëllimi, sipas tatimeve, është formalizmi i tregut, rritja e sigurisë ushqimore dhe mbrojtje e konsumatorit!