Ekipi i task forcës i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ka nisur punën për të garantuar sigurinë ushqimore përgjatë sezonit veror ku konsumi është dhe më i lartë. Nga bregdeti i Durrësit, ministrja e bujqësisë, Frida Krifca paralajmëroi se rastet e shkeljeve të përsëritura nuk do të tolerohen dhe do të referohen tek organet e drejtësisë.