Këngëtarja shqiptare Adelina Ismaili, ka marrë një dedikim shumë të bukur nga bashkëshorti i saj, Val Krasniqi me rastin e 13 vjetorit të njohjes së tyre. Ky i fundit, ka publikuar në rrjetet sociale një foto, ku shfaqet me Adelinën dhe krahas saj i ka kushtuar disa fjalë romantike bukuroshes shqiptare. “Dashuria e vërtetë kurrë nuk përfundon. Ajo njeh presje, por kurrë pika. 13 vjet bashkë! Urime përvjetorin”, ka shkruar Krasniqi në foto. Çifti janë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Uliks. Adelina Ismaili ka mbi 20 vite që është pjesë e tregut muzikor dhe ndonëse koha kalon duket se për artisten shqiptare ka mbetur në vend.