Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim nuk ka ndryshuar parashikimet për rritjen ekonomike të Shqipërisë për këtë vit. Sipas raportit të fundit të BERZh, ekonomia shqiptare do të zgjerohet me 3.7 për qind, por risqet që ky parashikim të mos dalë janë shtuar.