Banka e Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar në nivelin e 2.75% normën bazë të interesit. Lufta tregtare e vendosjes së tarifave, që e pati pikënisjen nga presidenti amerikan, Donald Trump, pritet të ketë ndikim negativ edhe në rritjen ekonomike dhe inflacionin e Shqipërisë sipas guvernatorit Gent Sejko.