Gjykata Supreme rrëzoi tarifat e vendosura nga presidenti amerikan, duke argumentuar se Trump shkeli ligjin federal. Kjo betejë gjyqësore konsiderohet një humbje e madhe për Shtëpinë e Bardhë në një çështje që ka qenë qendrore për politikën e jashtme dhe axhendën ekonomike të presidentit. Gjyqtarët u ndanë në gjashtë vota kundër tarifave të Trump dhe vetëm tre pro. Kryetari i Gjykatës së Lartë, John Roberts shkroi mendimin e shumicës duke nënvizuar se tarifat binin në kundërshtim me ligjin.