Autoriteti i Konkurrencës i rekomandoi Bankës së Shqipërisë disa javë më parë që të verifikojë metodologjinë e përllogaritjes së tarifave dhe komisioneve që vendosin bankat e nivelit të dytë për tërheqjet e parave cash nga automatet. Hetimi i konkurrencës u përqëndrua në Sarandë pas ankesave të marra nga shtetas shqiptarë dhe të huaj për tarifa anormale që po aplikojnë disa banka të nivelit të dytë për tërheqjet nga bankomatet e tyre.