Pasi gjykata supreme rrëzoi tarifat e Trump, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës vendosi një tarifë të re globale prej 10%. Vendimi i ri bazohet në seksionin 122, që i jep atij fuqinë për të vendosur tarifa deri në 15% për 150 ditë, pas pasur nevojë që të marrë miratimin e Kongresit. Tarifat e vendosura më herët ishin bazuar në një ligj të vitit 1977, të quajtur ‘Akti Ndërkombëtar i Fuqive Ekonomike të Emergjencës, i cili i jep presidentit fuqinë për të rregulluar tregtinë në përgjigje të një emergjence.