Një ushtar ukrainas i krahason tanket Leopard 2 të gjermanisë me një mercedes ndërsa po trajnohet atje për t’i përdorur para mbërritjes së tyre në fushëbetejë. Për mbrojtësin ukrainas, ata do të bëjnë ndryshimin në rrjedhën e luftës. Ai është mes dhjetëra trupave ukrainase që gjermania po u trajnon në simulatorë Leopard 2 dhe më pas edhe në tanke, në terrenin më të madh të trajnimit ushtarak të saj, në Mynster, para se t’i dërgojë ata në Ukrainë.