Një marrëveshje që lejon prodhimin e tankeve të Koresë së Jugut K2 në Poloni mund të nënshkruhet në javët e ardhshme, tha të premten presidenti polak Andrzej Duda, një shtytje e rëndësishme kjo për planet e Varshavës për të forcuar mbrojtjen e saj. Polonia ka rritur shpenzimet ushtarake në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës fqinje dhe Koreja e Jugut është shfaqur si furnizuesi kryesor i armëve.