Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i ka njoftuar se nga data 5 deri më 7 shtator, do të zhvillojë një stërvitje ushtarake në Kosovën perëndimore. Sipas njoftimit, për shkak të stërvitjeve ushtarake, ushtarët dhe automjetet e KFOR-it gjatë kësaj periudhe do të vendosen në afërsi të Krushevës dhe Manastirit të Deçanit.