Greqia ka mbajtur, këtë të premte një paradë gjigante ushtarake në Selanik duke prezantuar edhe armatimet e fundit të vendit fqinj. Në 82-vjetorin e zmbrapsjes së Italisë fashiste, ushtria greke, mbushi sheshin në Selanik, ku parakaluan edhe mjetet të rënda ushtarake, ndërsa në qiell fluturuan edhe avionë e helikopterë. Po ashtu, nuk munguan edhe anijet ushtarake.