Top News – Tanke sovjetike drejt Ukrainës / Gjermania ndez dritën jeshile, SHBA e mbështet
02/04/2022 16:20

SHBA do të punojë me aleatët për të transferuar tanke sovjetike në Ukrainë, në mënyrë që të forcohet mbrojtja e saj në rajonin e donbashit – raportoi Neë York Times duke cituar një zyrtar të lartë amerikan. Transferimi, i kërkuar nga presidenti ukrainas, do të nisë shumë shpejt, thotë zyrtari për Times. Ai nuk tha sidoqoftë se sa tanke do të dërgoheshin ose se cili vend do ti ofronte ato. Pentagoni nuk pranoi të bënte komente zyrtare për Reuters dhe as shtëpia e bardhë nuk iu përgjigj një kërkese për komente. Tanket do ta lejonin Ukrainën të kryente sulme artilerie në distanca më të gjata mbi shënjestrat ruse në rajonin e donbashit, në ukrainën juglindore – tha zyrtari amerikan për times. Kjo shënon të parën herë që nga fillimi i luftës që SHBA ndihmon në furnizimin e ukrainës me tanke. Ndërkohë pas lajmit të Neë York Times, reuters shkruan se Gjermania ka autorizuar dërgimin në Ukrainë të disa dhjetëra mjeteve luftarake të këmbësorisë që më parë i përkisnin ish gjermanisë lindore, në mesin e kritikave se berlini nuk po dërgon ndihma të mjaftueshme ushtarake në Kiev. Berlini ka ndezur kështu dritën jeshile për 56 mjete të llojit PbV-501 që të kalojnë nga një kompani ceke në kiev – tha një zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes të premten. Ai iu përgjigj kërkesës për konfirmim të një raporti të shfaqur më herët në media, sipas të cilit 58 mjete të pajisura me topa dhe automatikë do ti dërgohen Ukrainës. Bëhet fjalë në thelb për tanke të erës sovjetike, që berlini ia kishte kaluar Suedisë në fund të viteve 90, e cila më pas ua shiti ato një kompanie Ceke, që tani synon t’ia shesë ato Kievit, shkruan Velt am Sonntag. Vendet që duan të shesin armë të eksportuara nga gjermania, kanë nevojë për miratimin e Berlinit para se ta bëjnë këtë.

Top News – Trump ‘i shpall luftë’ Venezuelës, Presidenti flet për bllokadën
19/12 18:17
Top Channel/Putin, fjalimi:Jo luftra të tjera po na trajtuat me respekt, Europa po kërkon një armik!
19/12 15:15
Top Channel/ SHBA i kthen presionin Kosovës e Serbisë për Marrëveshjen e Ohrit!
19/12 14:57
Top News – Lufta Ukrainë-Rusi arrin në Mesdhe, goditet çisterna 2000 km larg zonës së luftës
19/12 14:47
Top News – ‘Luftanija aliene’ drejt tokës / Astrofizikani i Harvardit ndez debatin dhe paralajmëron
19/12 14:47
Top News – Putin në maratonën e përvitshme / Asnjë kompromis për Ukrainën, paqja mbetet larg
19/12 14:30
Top News – I dorëzohet çeku 2.5 milionë dollarësh / Heroi i Australisë bën pyetjen e pabesueshme
19/12 14:19
Top News- Rusi i vetëm që i tha ‘Jo’ Putinit e është gjallë / Guxoi ta sfidojë për luftën në Ukrainë
19/12 14:16
Top News – Japonia, larg armëve bërthamore / Riafirmon premtimin ndërsa opinioni publik po ndryshon
19/12 14:12
Top News – Trupat ruse hyjnë në vendin e NATO-s / Kalojnë kufirin me Estoninë, provokimi më i fundit
19/12 14:10
Top News – ‘Tullacllëku, çështje mbijetese’ / Presidenti kërkon mbulim shëndetësor publik
19/12 13:32
Top Channel/ BBC: Si po mbulohen me turp ushtarët e Ukrainës që vdiqën në “mënyrën e gabuar”!
19/12 12:57
Top News – Trump mbyll Lotarinë amerikane / Pas të shtënave në universitet ku u vranë dy persona
19/12 12:15
Top Channel/ Dorëzohet TikTok: Pranon shitjen e aseteve në SHBA për të shmangur ndalimin!
19/12 12:02
Top Channel/ Mbyllet lotaria amerikane: Trump e pezullon prej të shtënave në Brown University!
19/12 12:01
Top Channel/ BE, 90 miliardë euro për Ukrainën, Zelensky falenderues- Por s`ka ujdi për asetet ruse!
19/12 11:54
Top News – TikTok shmang ndalimin në SHBA / Marrëveshje me investitorë amerikanë dhe globalë
19/12 11:37
Top News – Dubai nën ujë, të gjithë në shtëpi / Shi i dendur në shkretëtirë, paralajmërohen banorët
19/12 11:29
Top News – ‘Ne jemi fantazma…!’ Punëtorët emigrantë të natës në Britaninë e Madhe
19/12 11:23
Top News – Trump ‘bekon’ kanabisin / Zgjeron aksesin, ndryshim i madh në politikën e drogës
19/12 11:21
DIGITALB DIGITALB