Vendimi i Gjermanisë për dërgimin e tankeve Leopard 2 në Ukrainë, është mirëpritur nga disa prej vendeve të BE-së, me në krye Poloninë dhe vendet e Baltikut. Pikërisht këto vende kanë qenë në vijën e parë të frontit duke kërkuar më shumë sanksione kundër Rusisë dhe së fundmi, duke i bërë presion hapur Berlinit që të autorizojë dërgimin e tankeve të shumëkërkuara nga Ukraina.