Top News – Tanke, raketa Himars dhe obusë…Arsenali amerikan që Trump ‘i privoi’ Ukrainës
04/03/2025 15:15

Arka e luftës së Ukrainës ka marrë një goditje të rëndë pasi Donald Trump ndërpreu ndihmën ushtarake amerikane, duke pezulluar furnizimin me tanke luftarake, raketa me rreze të gjatë veprimi dhe sisteme të mbrojtjes ajrore me vlerë miliarda dollarë. Që nga pushtimi i Rusisë në shkurt 2022, Shtetet e Bashkuara kanë qenë mbështetësi më i madh i Ukrainës, duke ofruar 65.9 miliardë dollarë mbështetje ushtarake. Por kjo mbështetje tani është lëkundur pasi Trump bëri një kthesë dramatike ndaj angazhimit të Uashingtonit ndaj Kievit. Ngrirja e ndihmës ka pasoja të menjëhershme në fushën e betejës, pasi dërgesat e armëve në tranzit dhe aktualisht të grumbulluara në Poloni janë ndalur gjithashtu. Ushtria e Ukrainës përballet tani me një nga sfidat e saj më të mëdha që nga fillimi i luftës: luftë pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara. Por cfarë saktësisht do të humbasë ukraina: Raketat me rreze të gjatë dhe predhat e artilerisë të furnizuara nga SHBA-ja kanë qenë kyçe për ukrainën. Ndalimi i furnizimeve është një penalitet shumë i madh. Raketat HIMARS të amerikës, që kanë qenë shumë efikase në goditjen e linjave ruse të furnizimit, thellë pas vijës së frontit, tani janë të paarritshme. Po ashtu edhe raketat anti tank Javelin dhe sistemet e tjera. Pa këto të fundit, Kievi është i shtrënguar të racionojë fuqinë e tij të zjarrit deri sa stoqet të zbrazen. Sistemet e mbrojtjes ajrore, thelbësore për ndaljen e sulmeve me raketa dhe dronë, po ashtu do të përfshihen nga harresa. SHBA kishte dorëzuar më parë tre bateri raketash Patriot, 12 sisteme të mbrojtjes ajrore NASAMS dhe mbi 3000 raketa anti-ajrore Stinger, përvec sistemeve Haëk dhe radarëve të vëzhgimit ajror. Pa këto, ukraina përballet me rrezik të shtuar nga breshëritë shkatërrimtare të raketave në qytetet kryesore, përfshirë Kievin. Ngrirja e ndihmës prek gjithashtu forcat e blinduara të Ukrainës. SHBA kishte dërguar 31 tanke Abrams dhe mbi 300 automjete luftarake Bradley. Më shumë se 1,300 transportues të blinduar të personelit dhe 5,000 Humvee kishin lehtësuar lëvizshmërinë e Ukrainës në fushën e betejës. Megjithëse Ukraina nuk mori kurrë avionë luftarakë nga vetë Amerika, ish-presidenti i SHBA Joe Biden autorizoi vendet aleate që t'i dërgonin ato. Uashingtoni kishte ofruar gjithashtu 20 helikopterë Mi-17 të epokës sovjetike, të cilët tani janë në mungesë.

Top News- Rusia kërcënimi më i frikshëm për NATO-n, del raporti: Përpjekje dashakeqe për luftë
26/03 23:00
Top News- Zelensky “tregti” në Lindjen e Mesme: U mësoj si të ndalni Iranin por me jepni armë
26/03 22:53
Top Channel/ Vendimi i madh i Trump: Shtyn me 10 ditë sulmet ndaj Iranit
26/03 22:36
Top News- Trump paralajmëron Iranin: Nuk ka kthim prapa, bëhuni seriozë ose…
26/03 22:29
Top News- Orban akuzohet për kërcënim të votuesve: Para dhe drogë për të fituar zgjedhjet
26/03 22:28
Top Channel/ NATO jep alarmin: Rusia, kërcënimi më i madh i sigurisë
26/03 22:14
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale në 900 euro, ja kur hyn në fuqi
26/03 22:10
Top Channel/ Trump: Do jem makthi i Iranit! Shtojmë sulmet, nëse nuk ulen në negociata
26/03 20:01
Top Channel/ ‘Dua të vdes e bukur’, 25-vjeçarja zgjedh eutanazinë pas paralizës, rrëfimi i fundit
26/03 15:47
Top Channel/ Trump paralajmëron Iranin: Merreni seriozisht planin e paqes që u dërgova, s’keni kohë
26/03 15:26
Top News – I dhuron një çifte Kim Jong Unit…Lukashenko në Penian, firmosin traktatin e ‘miqësisë’
26/03 15:06
Top News- Trump shpërthen sërish kundër NATO-s: Nuk kemi nevojë për të, por nuk do ta harrojmë kurrë
26/03 14:56
Top Channel/ “Hallka e fshehtë”? Kush është njeriu me të cilin SHBA synon komunikimin në Iran!
26/03 14:43
Top Channel/ Korrupsioni, Marta Kos mbron deklaratën e saj: Duhet ndryshuar mentaliteti!
26/03 14:42
Top News – Mbante anakonda, pitonë dhe boa në bodrum / Policia zbulon reptilët, mbaheshin ilegalisht
26/03 14:16
Top News – Përgjegjës për mbylljen e Hormuzit / Izraeli vret shefin e marinës iraniane, sulm ajror
26/03 13:36
Top News – Armët, nga Ukraina në Lindjen e Mesme / Pentagoni devijon dërgesat, lufta në Iran vazhdon
26/03 13:34
Top News – Dy të vrarë në Abu Dhabi / U goditën nga mbetjet e një raketë të rrëzuar iraniane
26/03 13:27
Top News – Putin çon armë vdekjeprurëse në Iran / Dërgesa të fshehta dronësh dhe inteligjencë
26/03 13:24
Top News – Kina sfidon SHBA, më afër Hënës / Gara për hapësirën, ‘sytë tani nga Marsi’
26/03 13:23