Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko prezantoi dy prerjet e reja të kartmonedhave shqiptare, përkatësisht kartmonedhat 1 mijë dhe 10 mijë lekëshe. Këto kartmonedha do të hyjnë zyrtarisht në qarkullim në datën 30 qershor. Në fjalën e tij, Sejko nënvizoi rëndësinë që ka hedhja e kartmonedhave të reja në treg për zhvillimin ekonomik të vendit, qarkullimin më të mirë të parasë si dhe uljen e kostos së prodhimit të tyre.