Kryesocialisti Edi Rama ka komentuar me ironi lajmin e shpërndarë në media, ku hamendësohet mundësia e heqjes së non gratës për Sali Berishën. Dubel rama - Thashë se ia hoqën vërtetë damkën të shpëtonte Shqipëria nga një turp i pashembullt, po aha, hiç, qenkej një tjetër nga ato talljet e Bufit me lukuninë e Kënetës, ku mbetet gjithnjë i palëkundur besimi se po e tha Bufi fluturon edhe gomari…Trushpëlarje aq shembullore u ka bërë në tërë këto vite të shkretëve, sa që edhe kur Bufi i rrjedhur përçartet rrugëve, Këneta sheh ëndrra madhështore me rrugë qumështi dhe mëndafshi, ku oqeani bëhet kos dhe kapelja trampiste e Bufit shumëfishohet në miliona tenxhere floriri me mbishkrimin USA. Lajmi për heqjen e non gratës u përhap pas një postimi në rrjetet sociale të gazetarit amerikan, Mark Kaputo. Ky i fundit deklaroi se nga Departamenti i Shtetit është njoftuar se Sali Berisha mund të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.