Militantët talibanë kanë hyrë brenda Kabulit dhe kanë kërkuar dorëzimin e qeverisë qendrore, thanë zyrtarët, teksa afganët dhe qytetarët e huaj po tentojnë që të largohen nga Kabuli, raporton agjencia Associated Press. Presidenti i Afganistanit, Ashtraf Ghani është larguar nga vendi, tha përmes një video-mesazhi Abdullah Abdullah, kreu i Këshillit Kombëtar afgan për Pajtim.