Talibanët kanë anuluar një vendim për të lejuar vajzat afgane të kthehen në shkollat e mesme, duke thënë se ende duhet të merret një vendim për uniformat që duhet të veshin. “Njoftojmë të gjitha shkollat e mesme të vajzave dhe ato shkolla që [kanë] nxënëse femra mbi klasën e gjashtë që do të pushojnë deri në porosinë tjetër”, thuhet në njoftim.