Deputetët e opozitës kanë depozituar këtë të mërkurë në Gjykatën Kushtetuese një padi për ligjin për tatimin mbi profesionet e lira. Padia mban firmën e kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi dhe 36 deputetëve të tjerë, pra më shumë se 1/5 e ligjvënësve. Deputetja Jorida Tabaku pasi dorëzoi në Gjykatë dokumentin, u shpreh se shpresojnë që Kushtetuesja të japë një vendim në të mirën publike, që në këtë rast shkon me shtresën e mesme.