Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha dënon vendimin për të rritur çmimin e referencës për pronat, duke e konsideruar si një taksë që do u kushtojë familjeve shqiptare 50 milionë euro. Por sipas demokratëve ky është vetëm fillimi, pasi qeveria socialiste ka gati një tjetër ligj që do të dyfishojë taksën e pronës si dhe do të taksojë edhe kasollet.