Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, deklaroi të martën se Ukraina duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës. Këto komente ai i bëri pas takimit të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Goncharenko ka shkruar në rrjetin social "X" se Serbia është aleate e Rusisë dhe se Ukraina nuk mund ta tërheqë në anën e saj.