I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, shprehet besimplotë se takimi i ardhshëm në kuadër të dialogut mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç do të jetë pozitiv, pavarësisht se gjasat për një rezultat të tillë janë të pakta. Deklarata e Lajçak vjen pak para këtij takimi, teksa ka publikuar edhe përmbledhjen e takimeve të tij javore.