Top News – Takimi Kosovë-Serbi/ Shtyhet, do mbahej në Uashington
21/08/2020 19:03

Takimi i planifikuar për t’u mbajtur në Uashington në 2 shtator mes delegacioneve të Kosoves dhe Serbisë është shtyrë për dy ditë. Zëri i Amerikës konfimon lajmin për shtyrjen me dy ditë të takimit të paralajmëruar që do mbahej në Shtëpinë e Bardhë. Takimi i shumëpërfolur do të organizohet nën mbikqyrjen e Këshilltarit për Siguri Kombëtare në SHBA, Robert O’Brien, dhe ambasadori Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidenti Donald Trump për bisedimet e paqes Kosovë - Serbi. Më herët presidenti serb Sleksander Vuçiç gjatë nje deklarate për mediat paralajmëroi se mund të kishte shtyrje të takimit në fjalë me dy ditë. Zyra e zotit O'Brien tha më herët se Shtetet e Bashkuara presin me padurim për këto diskutime të rëndësishme me presidentin Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin Avdullah Hoti dhe besojnë që përparimi ekonomik është thelbësor për çuarjen përpara të procesit të paqes. Në Kosovë udhëheqësit e institucioneve e kanë mirëpritur angazhimin amerikan për mbajtjen e takimit në Shtëpinë e Bardhë. Kryeministri Avdullah Hoti shkroi më herët se në takim do të diskutohet "për projekte madhore të bashkëpunimit ekonomik që do ta ndërrojnë perspektiven ekonomike të Kosovës dhe rajonit". Deklarata e Hotit u mirëprit edhe në Beograd, ku presidenti Vuçiç, tha se fakti që do të bisedohet për çështje ekonomike është gjë e mirë për Serbinë dhe rajonin. Megjithatë, ai tha të premten se temat e diskutimit shtrohen nga mikpritësit dhe nuk e përjashton mundësinë që përveç çështjeve ekonomike të diskutohet edhe për ato politike. Ai ritheksoi se nuk mund të ketë bisedime për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Top Channel/ Mitsotakis gati paketën më të madhe, pérfitojnë 4 milioné grekë
06/09 22:29
Top News- Deputeti shqiptar, kërkesë Serbisë: Presheva të pajiset me targa të vetat jo të Vranjës
06/09 19:50
Top News- Malazezët ndërpresin filmin shqip/ Reagon presidenca në Podgoricë, prokuroria nis hetimet
05/09 22:45
Top Channel/ “Filmi shqiptar të rijepet”! Presidenti malazez jep urdhrin pas skandalit
05/09 22:36
Top News- Vuçiç i përgjigjet kryeministrit kroat, i dërgon mesazh nga Pekini- Serbia do rritet
03/09 11:15
Top News- Zbardhet vr*sja e shqiptarit në Athinë/Autori mori 15 mijë € për krimin, porosia nga burgu
03/09 10:51
Top News- Dëshmitari sekret fik Vuçiç dhe provat e Hagës, Trump mbështetje për ish-krerët e UÇK
02/09 19:05
Top News- SHBA kërkon stabilitet në Ballkan/ Ambasadori në NATO- Veprojmë në unanimitet
02/09 12:24
Top News- 10 muaj nga tragjedia në Novi Sad/ Mijëra njerëz marshojnë kundër korrupsionit në Serbi
02/09 11:39
Top News – Greqia shkatërron grupin e drogës. Trafikonte miliona euro kokainë drejt Gjermanisë
01/09 14:36
Top News – ‘Unë nuk kam asnjë shef’. Vuçiç e do Bashkimin Europian, por do edhe Rusinë
31/08 12:06
Top News – Serbët, sërish në protestë. 10 muaj nga tragjedia e Novi Sadit, marshim në Beograd
31/08 11:35
Top News- Zarf me tre plumba në zyrën e ministrit të brendshëm serb, reagon presidenti Vuçiç
29/08 22:36
Top Channel/ Greqia, krizë demografike: Popullsia, plakje e “frikshme”, lindshmëria pikiatë!
29/08 11:06
Top News- Serbia infiltroi KFOR / Partnerja e pilotit kroat, e lidhur me sulmin e Banjskës
29/08 11:05
Top News- Lista Serbe në zgjedhje/ Vetëvendosje ankohet kundër pjesëmarrjes së saj
27/08 13:04
Top News- Sorensen mesazh në Beograd/ Thekson normalizimin e raporteve me Kosovën
27/08 10:52
Top Channel/ “Shpëtoji serbët, Trump”: Vuçiç dhe Dodik kërkojnë ndihmën e presidentit amerikan!
27/08 10:46
Top News- Vuçiç do dialog me Kosovën / Por ka kushte-Të përqëndrohet te Asociacioni
26/08 14:16
Top News- E kundërshtuar nga serbët/ Hapet për qarkullim një nga urat e reja mbi lumin Ibër
26/08 11:38