Mbahet sot në Bruksel takimi i radhës i negociatave për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, teksa i ngarkuari i Bashkimit Europian për dialogun mes dy vendeve, Miroslav Lajçak do të presë në takime të ndara dy kryenegociatorët. Besnik Bislimi i Kosovës dhe Petar Petkoviç i Serbisë, janë kryenegociatorët e dialogut për normalizmin e marrëdhënieve, teksa Lajçak pritet të vijojë negociatat me të dy, për të diskutuar në lidhje me hapat për dërgimin përpara të marrëveshjes.