Për herë të parë pas më shumë se katër muajsh, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, takohen sot në Bruksel në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. Takimit Kurti-Vuçiç iu paraprinë dy takime më vete të Kryeministrit të Kosovës dhe Presidentit serb me kryediplomatin e BE-së, Josep Borrel dhe të dërguarin e posaçëm të Brukselit për dialogun, Miroslav Lajçak.